KreuArt

“Spider-Man: Homecoming”, premiera e javës në Kinema Millennium

Njeriu merimangë befason sërish me aventurat e tij. Prej datës 6 korrik në kinema Millennium të gjithë fansat e kësaj sage mund të ndjekin njërin prej kapitujve më fantastikë të superheroit amerikan me titullin  “Spider-Man: Homecoming” dhe që  vjen premierë për publikun shqiptar një ditë para se të shfaqet në SHBA.

Është një film i bazuar në  superheroin e famshëm amerikan, karakterin e njohur të Marvel Comics, Spider-Man. Filmi drejtohet nga regjisori Jon Watts, me një skenar të shkruar nga një ekip skenaristësh përfshirë këtu edhe vetë regjisorin.  Në rolet kryesore interpretojnë aktorë të rinj por edhe të një plejade të njohur si : Tom Holland, Michael Keaton, Jon Favreau, Zendaya, Donald Glover, Tyne Daly, Marisa Tomei, dhe Robert Downey Jr. Në këtë film Peter Parker interpretuar nga Tom Holland i cili përpiqet që të vendosë në ekuilibër jetën e tij prej gjimnazisti dhe anën tjetër prej heroi, pra si  Spider-Man që i duhet të përballet me armikun e tij , Vulture interpretuar nga kandidati për Oskar, Michael Keaton. Aktori ne rolin e Vulture  mban një kostum zogu duke pasur një ngjashmëri me rolin e tij në filmin “Birdman” 2014.

Pas një debutimi të jashtëzakonshëm në betejën e aeroportit të “Captain America: Civil War ”, Spiderman rikthehet si protagonist në një film kushtuar vetëm atij. I riu Peter Parker ndihet i lodhur nga heroizmi i tij në lagje dhe ka nevojë që të ndeshet jashtë zonës së tij të banimit për të treguar fuqitë e tij të vërteta. në krah të tij është trajneri Tony Stark (Robert Downey, Jr.) por edhe nën vëzhgimin e tetos së tij May (Marisa Tomei).

I pyetur për filmin Tom Holland është shprehur: “Një nga gjërat më speciale për të cilën po punojmë është që publiku do të ketë një nga filmat më të mëdhenj të pavarur. Nuk do të jetë një film epik por do të jetë një film i rrethuar nga shumë gjëra të pabesueshme që ndjekin superheroin në jetën e tij prej adoleshenti “.

Media e specializuar mendon se Spiderman do të jetë filmi i dytë më i arkëtuar pas “Wonder Woman” për sezonin e verës. Parashikimet e deritanishme janë për një fundjavë të parë arkëtimesh me 125 milionë dollarë të ardhura vetëm në SHBA dhe 301 milionë dollarë të ardhura në mbarë botën. Buxheti i filmit është konsideruar tek 175 milionë dollarë. E ndërsa filmi pritet që të jetë një nga filmat hit të verës, producentët kanë menduar që të vijojnë me një kapitull të ri që do të fillojë realizimin në maj të vitit 2018.

 

Skeda e filmit

Titulli: Spider-Man: Homecoming

Regjia: Jon Watts

Skenari: Jonathan Goldstein, John Francis Daley

Aktorë: Tom Holland, Michael Keaton, Robert Downey Jr. Jon Favreau, Gwyneth Paltrow

Kohëzgjatja: 133 minuta

Gjinia: Aksion, Aventurë, Fantashkencë

Sinopsi: Duke ndjekur ngjarjet e “Captain America: Civil War ”, Peter Parker përpiqet që të gjejë ekuilibrin midis jetës së tij prej gjimnazisti dhe karrierës së tij si një superheroi Spider-Man.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF