KreuCelebrity

Tuna zbulon detaje të reja për vogëlushin Tian

Djali i këngëtares Tuna Sejdiu dhe bashkëshortit të saj Patris Berisha, Tian, sapo ka mbushur 2 muaj. Edhe pse është fare i vogël, ai u bë menjëherë i famshëm sa prindërit, qëkur ishte një i porsalindur.

Këngëtarja nga Shkupi ka postuar një foto të të birit, tashmë 2-muajsh, në të cilën nuk kanë munguar urimet e miqve dhe ndjekësve, si dhe mbi ngjashmërinë që Tian ka me të atin Patris.

Por, ajo që na bie në sy është se mama Tuna ka zbuluar disa detaje të reja specifike mbi të birin. Ja se ç’shkruan ajo: ‘Tian Patris është 2-muajsh. Buzëqesh ose qesh nën hundë gjatë gjithë kohës. Vesh pelena me masën 2. Dashuron të bëjë banjë. E mban kokën drejt. I pëlqejnë shumë xhirot me makinë dhe kur i ndërron pelenat. Adhuron të lëpijë gishtat  e tij’.

Në këtë foto në dhomën e vogëlushit mbizotëron ngjyra e kaltër, tipike për djem si dhe dysheku me kurorë. Padyshim që Tian është princi i vogël i të dy prindërve.

I urojmë shëndet vogëlushit Tian!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF