KreuFashion

5 rregulla të arta për mbrojtjen e flokëve tuaj në verë!

Vera është periudha e vitit në të cilën flokët janë së tepërmi në kontakt me diellin, detin dhe të larët në mënyrë më të shpeshtë. Është gjithashtu stina në të cilën ne çmendemi për t’i lyer me ngjyra sa më të gjalla e stilime të shumëllojshme. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që t’i trajtojmë flokët në çdo stinë. Ja disa rregulla që duhet të ndiqni:

Mbrojini

Dielli dëmton jo vetëm lëkurën tonë, por edhe flokët. Aplikoni vaj mbrojtës mbi flokë përpara ekspozimit në diell. Përveçse ju ushqen flokët, i mbron edhe prej kripës së detit.

Trajtim specifik

Pas një ditë në plazh, edhe flokët ashtu si lëkura kanë nevojë për trajtim, pastrim dhe hidratim. Zgjidhni një maskë specifike sipas flokut tuaj për periudhën e verës.

Një shampo delikate

Meqënëse në verë i lajmë flokët disi më shpesh, zgjidhni një shampo delikate të përshtatshme për larjet e shpeshta.

Mbani kapele në plazh

Nëse jeni të etura për fashion do ta keni më të lehtë të mbani gjithmonë një kapele. Një shall ose një kapele i mbron flokët nga rrezet e dëmshme të diellit si dhe nga kripërat.

Aleati juaj thelbësor- Vaji i kokosit

Është kurues dhe ushqyes shumë i mirë për në stinën e verës. Aplikojeni 20 minuta përpara larjes ose në fund, disa pika në majat e flokëve do ju japin tepër shkëlqim.

Po ju si i trajtoni flokët në verë?

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF