Blendi Fevziu romantiku i përjetshëm 0 280

E shohim në mbrëmje katër herë në javë moderatorin e ‘Opinion’. Gjithmonë me shumë stil, me kostum e kollare teksa trajton tema të ndryshme në emision përballë të ftuarve.

Ama, kur vjen fundjava ai na shfaqet krejt ndryshe në rrjetet sociale, me pasionin e tij për zhytjet nën ujërat e jugut. Blendit i pëlqen të  postojë  shpesh foto me vajzën e tij të vogël Alis, si dhe peizazhe të bukur e të kuqerremtë. Mesa duket, ai e shijon shumë perëndimin dhe nuk ngurron t’i ndajë këto peizazhe në Instagram. ‘Në perëndim’ shkruan ai teksa ka postuar një foto me vajzën e vogël. Edhe pak minuta më parë na ka përshëndetur me një imazh perëndimi. Që pas figurës serioze me kostum e kollare të Fevziut fshihet një shpirt romantik nuk e paskemi ditur!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *