Luana Vjollca hyn zyrtarisht në familjen e Krenarit 0 351

Edhe pse ajo nuk ka folur asnjëherë në publik për lidhjen e saj me biznesmenin nga Kosova, marrëdhënia e tyre duket se po bëhet çdo ditë e më serioze. Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj prej mëse dy vitesh po shijojnë historinë e tyre të dashurisë dhe me gjasa shumë shpejt pse jo do ta shohim edhe nuse në Kosovë, të bukurën e ekranit shqiptar. Në fakt drejt asaj rruge janë, pasi Luana tashmë është bërë pjesë e familjes Çoçaj. Të paktën këtë na kanë lënë të kuptojmë disa foto dhe video të postuar nga kushërira e parë e Krenarit, Edona Çoçaj e cila shfaqet duke u argëtuar në klub me ‘nusen’ e shtëpisë. Edona dhe Luana duket se kanë krijuar një miqësi me njëra-tjetrën, pasi në fotot që postojnë në llogaritë e tyre në Instagram, nuk mungojnë komplimentat që i bëjnë njëra-tjetrës. Tani s’na mbetet gjë tjetër, vetëm se të presim të shohim Luanën me fustanin e bardhë, teksa shkon nusë në Kosovë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *