KreuFashion

Mbrëmje ekstravagante? Inspirohuni nga paraqitja e yjeve në festën e Miu Miu Club!

Është padyshim sezoni më aktiv për festat, mbrëmjet e mbushura me aktivitete, ekstravagancën në paraqitje e shumëçka tjetër. E kemi thënë dhe rithënë disa herë tashmë, që vera sjell dhe gjallërijnë më vete, e ndryshe nga çdo sezon tjetër, duket sikur çdo gjë lulëzon pikërisht në këtë stinë. Kemi folur gjatë për kohën e kaluar buzë detit apo pishinës, por për shumicën kjo i përket orëve të ditës. Po mbrëmjeve? Temperaturat, ndryshe nga dimri, jo vetëm që nuk na pengojnë të shpenzojmë natën jashtë, por na motivojnë që të nxehtin ta kalojmë duke kërcyer apo duke shijuar ndonjë gotë alkool. Këtë të dielë, në kryeqytetin e modës u organizua një festë për të famshmit në Miu Miu Club, Paris. Nuk mund të mungonin as Kendall Jenner e Bella Hadid, që siç mund ta keni vënë re, janë fytyrat e para që shohim sapo shfletojmë një galeri të këtij lloji. Elle Fanning, Milla Jovovich ishin dy nga përfaqësueset e botës së aktrimit, që spikatën me zgjedhjet mbi paraqitjen e jashtme. Fustane të shkurtra ose jo, me mëngë të gjata, me dekolte të hapur, kostume sportive – ishin këto vetëm disa nga zgjedhjet ekstravagante, që personazhet e shoubiznesit bënë këtë fundjavë. Ndoshta, keni menduar të kaloni pushimet jashtë Shqipërisë ose mund të rastisi të bëheni pjesë e një feste ektravagante…për këtë arsye, ju ftojmë të klikoni në galeri për t’u inspiruar nga veshjet më të mira të të famshmeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF