KreuCelebrity

Shpërthen Vesa Luma: “Deri kur do ecim veç mbrapa?!”

Njihet për natyrën e saj të qetë e të dashur, që gjithmonë mundohet të shprehë shumë nga vetja me gjithë modestinë që e karakterizon. Por, ka mjaftuar një foto, që të na tregojë një tjetër anë të Vesa Lumës. Postimi i saj më i fundit në My Story, është i pazakontë, fenomen i ndodhur ndoshta në zonat e thella të Shqipërisë apo vendet disi të prapambetura të krahinave kosovare. Një grua e shtrirë në shtrat, me femijën në krah, e zbukuruar me të gjithë veshjen e nevojshme, duket se është marrë ‘në paketë’, për të festuar në restorant lindjen e fëmijës. Pranë saj qendrojnë në këmbë tre ferma, rënduar me bizhuteri të florinjta e kostume popullore. Ashtu siç duket, edhe Vesa e ka quajtur: “Një tmerr!!!”, pasi ka parë këtë imazh të gjetur…nuk dihet se ku. Indinjimi i saj vazhdon edhe më tej, ku nuk nguron të shprehet në këtë mënyrë: “Deri kur ne shqiptarët do ecim veç mbrapa! Paska lind’ nusja (sigurisht, djalë), e ia kanë sjellë krevatin (lehonës) në restorant!” Epo, ndodhi të tilla jo vetëm që nuk i sheh përditë, por nuk mund të imagjinohet të ndodhin në këto kohë moderne në të cilat po jetojmë. Nuk i vëmë dot faj Vesës, për këtë shpërthim… Më poshtë, do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF