
Shifrat e çmendura të shpenzimeve të miliarderëve shpesh na bëjnë të humbasim mendjen, për aq kohë sa janë krejt të pakonceptueshme e të paprekshme për shumicën. Së fundmi, ajo që bëri më bujë, ishte dasma e vajzës së zotëruesit energjitik armen, Elder Osmanova. Organizuar në Dolby Theatre (LA), eventi kushtoi plot 10 milion dollarë. Pse? Përveç 500,000 dollarëve të shpenzuar për lulet, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve, ishte performanca e Lady Gaga-s, për të cilën thuhet se është e frikshme të mendohet se sa i është ofruar. Lolita Osmanova dhe Gaspar Avdolyan janë çifti me fat, të cilët mundën të shijojnë në maksimum këtë ditë të shënuar për ta. Vajza 22-vjeçare e miliarderit u paraqit me një fustan përrallor të Zuhair Murad, të cilin e ndërroi gjatë ceremonisë me një tjetër, më ekstravagant. Torta 10-katëshe ishte (siç mund ta imagjinoni) me përmasa gjigante, e zbukuruar me shirita ngjyrë ari dhe lule të rralla të bardha. Për të gjithë ju, që nuk e kujtoni sallën e Dolby Theatre, po ju njoftojmë se është as më pak e as më shumë se ambjenti i përvitshëm ku mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. Po, çmenduri! Kjo mendohet të jetë një nga dasmat më të shtrenjta të të gjitha kohërave (mos harroni që dhe Kim Kardashian është armene…). Klikoni në galeri për të parë fotot e eventit përrallor.
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)