Kostumet e plazhit më ikonike të të gjitha kohërave 0 172

Mendoni se kostumet e plazhit kanë marrë rëndësi vetëm në ditët e sotme? Epo, e dini gabim. Një nga burimet kryesore të ekspozimit të bikinit ka qenë dhe kinematografia. Përpos modeleve apo aktoreve që kanë pozuar për revista të ndryshme mode e jo vetëm, filmat do të mbeten gjithmonë një nga përfaqësuesit më të mirë të imazhit femëror, sidomos në këtë aspekt. Modele ekstravagante, klas, shik, shumë të ekzagjeruara, më të mbyllura se e zakonshmja, janë të gjitha këto karateristika të kostumeve të plazhit më ikonë të të gjitha kohërave. E mbani mend paraqitjen e Halle Berry në një filmat ‘James Bond’, teksa del nga deti duke ekspozuar format super seksi? Po Pamela Anderson e mbuluar me të kuqe, nga ku dallohej gjoksi bombastik? E nuk mund të harrojmë të pakrahasueshmen Monroe, në foton e famshme me kostum rozë, nga ku dallohen këmbët e vithet me forma marramendëse. I gjithë ky kontribut i dhënë nga vepra të ndryshme kinematografike, ka bërë që shumë prej stilistëve të inspirohen nga modele të tilla edhe për trendet më të fundit të këtij sezoni apo ato të kaluara. Klikoni në galeri për të parë plot 18 kostume banjo ikonike, e natyrisht ndani mendimin tonë me ne: cili model mendon se iu përshtatet më shumë?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *