KreuCelebrity

Ledri Vula, pushime nën një shoqëri të veçantë!

Reperi i mirënjohur kosovar Ledri Vula e ka nisur sezoni veror me angazhime profesionale, por edhe me pushime. Ende pa kaluar suksesi i ‘U harrum’ reperi erdhi me një bashkëpunim me Young Zerkën, të titulluar ‘Nona’, me një klip mjaft veror e plot ngjyra.

Krahas klipeve dhe koncerteve Ledri di si ta shijojë këtë stinë të nxehtë. Ai na përditëson herë pas here me foto nga vendet bregdetare ku zgjedh të pushojë. Po sot, përveç pamjeve nga deti a e dini se çfarë na ka treguar Ledri? Ai ka qenë nën një shoqëri të veçantë me… një bretk! Po, po në çantën e tij me peshqirët e plazhit ka pasur një bretk të vogël i cili ka kërcyer nëpër dhomë më pas. Nuk dihet nëse kjo mund të jetë një shaka e reperit apo e mikut të tij që e shoqëron, por një gjë është e sigurt: djemtë janë argëtuar shumë e ia kanë plasur të qeshurave nga kjo ndodhi!

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF