KreuArt

20 këngët virale, që do t’i dëgjoni kudo këtë verë

Diell, plazh, festa – e ku mund ta gjesh tjetër gjithë këtë përmbledhje argëtimesh, përveçse në verë? Është periudha më e gjallëruar e vitit, e kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve presin me padurim ardhjen e qershorit dhe tre muajve në vijim. Përpos udhëtimeve dhe shijimit të vendeve tropikale, çfarë do të shkonte më shumë me një gotë kokteili, teksa merrni rreze shtrirë në shezlongun pranë pishinës? Nje listë me muzikë ritmike. Normalisht, këtu nuk po flasim për fanatikët e zhanreve të caktuara, por për ata që ndjekin hitet më të fundit dhe mësojnë çdo tekst përmendësh. Është bërë e zakonshme tashmë, që me hapjen e sezonit veror këngëtarët të angazhohen akoma dhe më shumë në publikimin e këngëve të reja, mundësisht atyre më ritmike të mundshme. Kështu, çdo bar, pub apo ambjent i ngjashëm argëtimi kujdeset që të vërë në sfond hitet më të dëgjuara të vitit përkatës. Verën e shkuar, Rihanna e Calvin Harris shkëlqyen me “This Is What You Came For”, ashtu sikurse reperi Desiigner obsesionoi të rinjtë me hitin “Panda”. Më poshtë ne do t’ju paraqesim listën me 20 këngët që duhet t’i shtoni në ‘play-list’-ën e celularit që sot, për të kaluar një verë nën ritmet më të fundit të momentit.

“Slide” – Calvin Harris ft Frank Ocean and Migos

“Malibu” – Miley Cyrus

“Carolina” – Harry Styles

“Bon Appetit” – Katy Perry ft Migos

“Nights With You” – MO

“You Don’t Know Abput Me” – Ella Vos

“Want You Back” – HAIM

“Gwam” – Rostam

“Three Rings” – Grizzly Bear

“The Cure” – Lady Gaga

“Humble” – Kendrick Lamar

“Passionfruit” – Drake

“One Night” – Mura Masa feat. Charli XCX

“Mask Off” – Future

“It Ain’t Me” – Kygo feat. Selena Gomez

“Dab of Ranch” – Migos feat. DJ Durel

“Alaska” – Maggie Rogers

“Breathe” – Astrid S

“No Frauds” – Nicki Minaj feat. Drake dhe Lil Wayne

“Nobody Else But You” – Trey Songz

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF