Të gjitha kemi të paktën një palë këpucë me taka të larta në garderobë. Na duhen për të shtuar disa centimetra gjatësi, për t’u dukur bukur dhe për të qenë më të sigurta mbi pamjen tonë. Por, nga ana tjetër, edhe rehatia që na japin pupat apo këpucët e sheshta është mjaft tunduese. Ne ju sugjerojmë një palë sandale me taka me lartësi të mesme dhe me bazë katrore mjaft sportive. Janë një alternativë mjaft e guximshme ndaj takave stiletto, por më shik e të rehatshme se to.
Nuk do ta keni aspak të vështirë të ecni me to, as për një kohë të gjatë në këto temperatura. Në galeri kemi përzgjedhur modelet dhe ngjyrat më të bukura, shikojini dhe drejt e për shopping pastaj!