Paraqitjet që spikatën në haute couture 2017 0 180

Folëm gjatë për veshjet, koleksionet e fundit, bizhuteritë dhe aksesorët e ndryshëm që dalluan më shumë nga të tjerat në haute couture këto pesë ditë që lamë pas. Mes shkëlqimit të Valentino, Elia Saab, Armani Prive e shumë emrave të tjerë, tendencat më të fundit për vjeshtë-dimër të këtij viti dhe atij pasardhës, u ekspozuan në forma nga më të ndryshmet, ashtu sikurse të gjithë u mahnitën me fustanet e nusërisë që kryeqyteti francez prezantoi në më pak se një javë. Duke qenë se modelet janë ato të cilat prezantojnë çdo krijim të stilistëve, fokusi i veçantë i drejtohet pikërisht atyre, të cilat jo vetëm që përzgjidhen në bazë të asaj që do të veshin, por rëndësi e veçantë i kushtohet edhe paraqitjes, ku përfshihet natyrisht grimi dhe stilimi i flokëve. Kështu, nuk mund të lihej në hije as kjo anë e pasarelave, duke paraqitur në galeri paraqitjet që spikatën më shumë këtë vit në haute couture. Vizatime fytyre të theksuara, shkëlqim ekstravagant, buzë kaleidioskopike – është ky vetëm pak nga përshkrimi i grimeve marramendëse në pasarelat e kësaj jave.



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *