Me siguri nuk i keni ditur këto sekrete të 3 bukurosheve shqiptare

Ato janë tre bukuroshe të njohura të showbiz-it shqiptar. Por mbrëmë në puntatën e fundit për këtë sezon të Zonë e Lirë, ato zbuluan për veten disa sekrete që ne nuk i kemi ditur më parë për bukuroshet e ekranit, Jonida Vokshi, Klea Huta dhe Aurela Hoxha.

Kujt do t’ja merrte mendja që pas portretit të ëmbël të moderatores Vokshi, fshihet një vajzë çapkëne, të paktën në adoleshencën e saj, Jonida zbuloi se paska qenë shumë trazovaçe dhe shpesh karakteri i saj është bërë probematik në shkollë, pavarësisht se me notat ajo ka qenë një nxënëse e shkëlqyer. Mbrëmë Jonida zbuloi se çapkënllëqet e saj kanë arritur deri aty, sa në gjimnaz falsifikonte firmën e drejtorit, që klasa të linte mësimin. Goxha e guximshme Jonida!

Bukuroshja tjetër që ka zbuluar një sekret për jetën e saj, gjatë emisionit Zonë e Lirë, ka qenë Klea Huta. Në fakt ajo ka rrëfyer një lojë të rrezikshme që ka bërë në fëmijërinë e saj me shoqet, e cila për pak desh i mori jetën. Po, po është e vërteë. Ajo bashkë me shoqet e saj u futën në bagazhin e një makine, ku për pak desh u asfiksuan nga mungesa e oksigjenit. E shkuar, e harruar se tani Klean e kemi si kokrra e mollës.

Aurela Hoxha paska qenë gjithashtu një fëmijë çapkën, por edhe kokëfortë që donte t’i dilte gjithmonë e vetja. Aurela asokohe 5-vjeçare, pasi mami kiste refuzuar kërkesën e saj për të fjetur tek shoqja, kishte menduar një mën yrë të frikshme hakmarrje ndaj së ëmës. Aurela kishte vendosur të mbytej në lumin pranë shtëpisë. “U nisa drejt lumit, por më kthyen në mes të rrugës”, u shpreh Aurela.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *