KreuCelebrity

Monica Bellucci: nuditeti i plotë i aktores në 7 foto!

Një ndër italianet më të bukura, ndër aktoret më të guximshme të kinematografisë, seks-simboli europian – janë të gjitha këto përkufizime që i përkasin vetëm dhe vetëm Monica Bellucci-t. Me dhjetëra role, shumë prej të cilave krahë për krahë ish-bashkëshortit, Vincent Cassel, aktorja italiane ka marrë rrisqe mbi supe, përsa i përket personazheve që ka zgjedhur të luajë. Të gjithë e kujtojmë performancën marramendëse tek ‘Malena’, ashtu sikurse të tjerë kanë arritur të përballojnë kurbën e jetës së Alex-it, në filmin ‘Irriversible’. Zhveshje të plota, gjinj të zbuluar, skena të zjarrta seksi – të gjitha këto oferta tipike kinematografësh, të cilave Bellucci nuk iu ka thënë ‘jo’. Njohur për format e saj fizike bombastike, shpesh audienca përhumbet në hiret femërore, duke lënë pas dore kështu aftësitë aktoriale të italianes. Pyetur në një intervistë, lidhur me vendimin për të luajtur në filmin e Gaspar Noe (një prej kryeveprave më turbulluese), Bellucci është shprehur se kurrë nuk ka dashur të kufizohej në përzgjedhje, pasi për të, të qenurit aktor do të thotë të zbulosh më shumë mbi veten dhe të tjerët. Edhe pse në veprën kinematografike të lartpërmendur, personazhi i saj përdhunohet për rreth 10 minuta filmike, aktorja nuk ka nguruar të provojë një eksperiencë të tillë të luajturi. Më tepër se sa në filma, Bellucci ka guxuar të zhvishet gati plotësisht edhe në sete të ndryshme fotografike, gjë që ka shkaktuar jo pak polemika. Në galeri do të gjeni shtatë foto të italianes, në të cilat shfaqet pothuajse krejtësisht e zhveshur. Bella Italia, eh?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF