KreuCelebrity

Rita Ora na krenoi përsëri, e këtë herë krejt ndryshe!

Edhe pse u rrit jashtë trojeve shqiptare, edhe pse tashmë e përfshirë plotësisht në tregun muzikor botëror, Rita nuk ka nguruar kurrë të ketë lidhje me rrënjët e saj të origjinës. Pas deklaratave publike mbi të qenurit kosovare, pas ardhjes së saj për eventin e 100-vjetorit të Pavarëisë, madje dhe pas iniciativës për të qenë pjesë e një dasme shqiptare në Tiranë, kishte ardhur momenti që këngëtarja të na bënte pësëri krenarë. E ftuar për performim në Never Sea Festival, Rita na ka bërë të përjetojmë emocione të veçanta, pas një videoje të publikuar së fundmi në Instagram. Artistja shihet tejet e ekzaltuar në prapaskenë, teksa qindra fansa dëgjohen njëzërazi duke thërritur emrin e saj. “Pse bëhem gjithmonë ‘nerd’-e në të tilla raste? Ky tingull më bën të çmëndem fare. Jam ‘nerd’-e dhe krenare!”, ka shkruar Rita ndër të tjera, për të shpjeguar sjelljen e saj në video. Nuk ka munguar as një koment nga e ëma, Vera, e cila i është drejtuar kështu të bijës: “Je vërtetë gjeniale…bekuar qoftë zemra jote”. E vërtetë, është një ndjesi e veçantë të përjetosh të tilla momente, që nuk dëshmojnë gjë tjetër veçse sukses dhe karrierë të ngritur mbi themele të forta. Bravo, Rita! Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF