Të çmendur pas xhinsit? Ndani pasion të njejtë me këto të famshme!

Është një ndër llojet më të preferuara të materialeve, edhe pse historia e tyre nisi krejt ndryshe. Modeluar fillimisht për punëtorët e thjeshtë, vitet ’70 përmbysën këtë traditë, ashtu sikurse shumëçka tjetër, për të na bërë një dhuratë jo të pakët për ditët e sotme. Xhinsi tashmë gjendet kudo: duke filluar nga veshjet, e deri tek aksesorët, si çantat apo qoftë dhe bizhuteritë. Kështu, përdorimi i tyre gjendet në përditshmëri, por edhe evente të ndryshme. Nëse dëshirojmë komfortin, mjafton të veshim një palë pantallona të këtij lloji dhe atlete, e dita do të shtyhet për mrekulli. Ashtu sikurse në rastin kur zgjedhim takat si shoqëruese, gjithë çfarë mund të çlirojmë në ambjentin përreth është moderniteti dhe stili. Në periudhën e pranverës apo vjeshtës, xhaketat xhins janë ndër më të pëlqyerat, e si pasojë nuk janë të pakta vajzat që i veshin. Me ardhjen e verës, modeli i shkurtër përzgidhet po kaq shumë, sidomos nga adoleshentet. Të famshmet kanë dhënë një kontribut shumë të madh për materialin xhins, dhe jo më kot. Shpesh duke i kombinuar me të njejtin lloj apo një tjetër, modelet, aktoret e këngëtaret kanë bërë një zgjedhje të tillë, gjatë prezantimit në evente apo përditshmëri. Duke filluar nga Rihanna, e deri tek Gigi Hadid, në galeri do të gjeni personazhet që e veshën më mirë materialin xhins. Nëse jeni të apasionuar pas këtij lloji, jeni me fat, pasi tani mund të inspiroheni sa duhet për sezonet e ardhshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *