KreuCelebrity

E dashura e Cristiano Ronaldos është 5 muajshe shtatzënë, por trupi i saj është wow!

Georgina Rodriguez është e dashura 23-vjeçare e yllit të futbollit. Ajo është në muajin e pestë të shtatzënisë pasi në Tetor Cristiano Ronaldo dhe Georgina do të bëhen prindër të një vajze. Futbollisti i famshëm do të bëhet baba për herë të katërt, ndërsa për bukuroshen 23-vjeçare është hera e parë që do të bëhet nënë. Çifti është fotografuar këtë fundjavë në Ibiza teksa po shkonin për të darkuar me disa miq në një restorant dhe ajo që binte në sy ishin format bombastike të Georginës, ku vështirë se mund të besosh se ajo është në muajin e pestë të shtatzënisë. E veshur me një palë pantallona të shkurtra xhins, një këmishë të bardhë dhe një palë çizme të gjata, Georgina nuk ngjante aspak si një grua shtatzënë. Megjithatë burime të afërta të çiftit kanë konfirmuar se ajo është në pritjen e ëmbël.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF