KreuFashion

Harrojini stiletto-t! Çizmet janë opsioni i vetëm për një mbrëmje ‘fashion’

Të veshurit përfshihet në mënyrën e jetesës, e si i tillë meriton vëmendje të veçantë, gjatë periudhave të caktuara. E këtu nuk po flasim vetëm për stinët. Veshja e mëngjesit nuk ka lidhje me atë të mbrëmjes, sidomos kur kjo e fundit përfshin një event, takim apo argëtim në ndonjë lokal. Kështu, femrat në përgjithësi janë të predispozuara të zgjedhin takat. Kur flasim për elegancë, në mendje na vjen stili stiletto, pas së cilave u çmend shumica e vajzave. Siç e kemi thënë shumë herë, moda ka prirjen të na surprizojë shpesh me forma nga më të ndryshmet. Ndoshta nuk e keni ditur, por këtë vit është mëse e pranueshme, madje konsiderohet dhe shumë stil, veshja e çizmeve gjatë mbrëmjes. Po, e lexuat mirë! Me fustan ekstravagant apo klasik, ‘casual’ apo seksi, të gjitha këto kanë pak rëndësi, kur flasim për kombinimin me çizmet. Edhe pse deri më sot mund të kenë qenë zgjedhja juaj vetëm për ditët me shi, tani do të keni mundësinë t’i vishni kurdoherë, me çfarëdo lloj veshje. Në galeri do të gjeni 9 paraqitje të tilla, e ndani opinionin tuaj me ne: a ju përshtatet ky kombinim?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF