Perimet që duhet të konsumoni për të rënë në peshë! 0 169

Qëkur jemi në moshë fare të vogël nënat mundohen të na ushqejnë me to sa më shumë, e ndërsa rritemi fillojmë t’i konsumojmë me dëshirë e t’i bëjmë pjesë të dietave tona ushqimore. Janë shtylla e çdo diete në fakt, nëse jemi në kërkim të humbjes së peshës. Po, mund të humbni në peshë sepse ato kanë një numër mjaft të ulët të kalorive, shkaktojnë ndjesinë e ngopjes dhe janë të pasura me fibra. Konsumimi i tyre në mënyrë të rregullt do të na pengojë të qenët të uritur dhe do të shmangim të ushqyerët me produkte të tjera ushqimore me yndyrë.

Mjafton të konsumojmë një perime apo disa? Ne ju sugjerojmë këto pesë për rënie në peshë, të cilat janë të lehta e të ushqyeshme.

Spinaqi

Ky ushqim me gjethe jeshile është një nga perimet me më pak kalori. Përmbajtja e antioksidantëve si vitamina A dhe C dhe  mineralet bëjnë që spinaqi të jetë një aleat i jashtëzakonshëm për t’u ushqyer mirë.

Brokoli

Brokoli njihet për përmbajtjen e lartë të vitaminës C dhe numrin tepër të ulët të kalorive(34 për 100g). Është shumë i shëndetshëm prandaj konsumojeni sa më shumë që të mundeni, edhe në sasi të mëdha pa u shqetësuar fare.

Kastraveci

Kastraveci bën pjesë në grupin e perimeve që mund ta quajmë një hidratues të shkëlqyer. Përqindja e tij e ujit është shumë e lartë (mbi 96%), pra,  ideal për të luftuar dehidratimin, sidomos gjatë sezonit të verës.

Finoku

Finoku është një hollues natyral pasi ka veti pastruese. Dhuron ndjesinë e ngopjes me shumë pak kalori dhe është kundër fryrjes së stomakut. Është një detox fantastik.

Specat

Specat janë një ushqim me një përqindje të lartë uji, ushqejnë organizmin tonë me vitaminën C, E dhe beta-karoten. Përmbajtja e fibrave krijon ndjesinë e ngopjes në stomak dhe aspak fryrjen e tij.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *