KreuCelebrity

Si u festua 6-vjetori i vogëlushes Harper në familjen Beckham?

Harper, vajza e vetme dhe e vogla e familjes Beckham ka ditëlindjen këtë të hënë. Megjithatë, në familje festa ka filluar që në këtë fundjavë. Mama Victoria ka postuar një foto me të bijën në krahë duke shkruar “Pas një ditë të gjatë xhirimesh nuk mund të shmangësh përkëdheljet e pasdites”. Nënë e bijë ngjajnë si dy pika uji.

Ajo ka ndarë më pas edhe një foto familjare, në të cilën janë prindërit dhe e motra. Ikona e modës ka ndarë edhe disa foto në profilin e saj në Snapchat në të cilat familja është duke përgatitur dhe zbukuruar ëmbëlsirat e ditëlindjes, sidomos babi David duket se po shpalos krijimtarinë mbi një ëmbëlsirë në formë fluture.

Edhe një herë të famshmit Beckham i treguar botës se sa vlerë ka familja për ta. Me siguri që festa e 6-vjetorit të ditëlindjes së vogëlushes Harper duhet të ketë qenë e mrekullueshme!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF