KreuCelebrity

12 VIP-at që besojnë tek alienët…!

Janë ndër më të veçantët për mënyrën e jetesës e të menduarit. Njohur ndryshe si më liberalët, të famshmit kanë habitur jo pak herë për deklaratat e dhëna.

Një ndër ato tema, që na ka surprizuar në lidhje me VIP-at, ka qenë ajo që lidhet me ekzistencë apo jo të alienëve. Është diskutimi më pikant i ditëve të sotme, me publikun e ndarë si gjithmonë në dy grupe: ato pro dhe ato kundër. Edhe pse në pamje të parë duket sikur personazhet e njohur nuk interesohen shumë në lidhje me këto diksutime, në fakt ndodh të na surprizojnë me krejt të kundërtën.

Personazhe si Rihanna, Katy Perry, Megan Fox etj, jo vetëm që kanë opinionin e tyre në lidhje me këtë dyshim të ngritur, por janë të përfshirë edhe tek ata që e thonë me bindje besimin në jetën ekzistente jashtë tokës. Lexoni më poshtë për emrat dhe shpjegimet e 12 personazheve:

THE ROCK
“Po, normalisht që besoj tek alienët. Nuk mendoj se jemi të vetmit në univers; do të ishte arrogante ta mendoja këtë…”
ARIANA GRANDE
“Sigurisht që po. Do të ishte budallallëk të mendonim se jemi të vetëm.”
KHLOE KARDASHIAN dhe KENDALL JENNER
“Nuk jemi të vetëm.”
ALICIA KEYS
“Po, mendoj se me siguri kam takuar alienë të paktën një herë në jetë. Jam e sigurt që të gjithë kemi parë UFO. A s’kemi parë të gjithë një objekt fluturues të çuditshëm natën në qiell, që nuk i përngjan aspak formës së aeroplanit?”
MEGAN FOX
“Çdo ndërtim apo shpikje e pashpjeguar, është  krijuar nga qënie primitive jashtëtokësore.”
ZAYN MALIK
“Një alien erdhi dhe më foli në ëndërr një natë…”
DEMI LOVATO
“Kam parë një herë një UFO. Pashë një mbrëmje diçka të çuditshme në qiell, që ndërronte ngjyrat dhe format vazhdimisht.”
NICK JONAS
“Kam parë një UFO me ngjyrë blu, që më tmerroi në kuptimin e mirë të fjalës.”
JADEN SMITH
“Alienët ekzistojnë. Gjatë një bisede me President Obama-n lidhur me këtë çështje, ai më tha që ekzistojnë të dyja mundësitë. Fakti që nuk tha ‘jo’, do të thotë që ka tjetër jetë në Univers.”
KATY PERRY
“Besoj shumë në astrologji. Besoj tek alienët.”
KYLIE JENNER
“Kam biseduar me njerëz që janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët. Më tmerrojnë, sepse besoj 100% tek alienët.”
RIHANNA
“Besoj, edhe pse gjithë çfarë kam parë ka qenë një yll në rënie e sipër, që më ngjasoi me një UFO.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF