KreuFashion

Fustani i Pippa Middleton është i duhuri për garderobën e verës!

Pippa Middleton bëri një tjetër dalje publike dje, në Wimbledon, duke u paraqitur këtë herë me atë çka padyshim mund të quhet fustani më i këndshëm veror; domethënë, aq i këndshëm, saqë thjesht nuk mund t’i rezistosh!

Me një çmim prej 495$, fustani mëndafsh me shpatulla të rëna tërhoqi jo pak vëmendje, e për të qenë të sinqertë, merrte një vlerë akoma dhe më të madhe veshur në trupin e motrës së Princeshës. Ngjyra e zbehtë e mentes, e bën veshjen kaq të ëmbël, saqë do të ëndërroni që një paraqitje të tillë ta keni në ditën e dasmës së shoqes së ngushtë. Elegant e vajzëror, fustani e kalonte gjatësinë e gjurit, pa e bërë veshjen të dukej e rëndomtë.

Pippa sapo është kthyer nga muaji i mjaltit me bashkëshortin e saj, për t’u prezantuar me këtë pamje marramendëse gjatë një ndeshje në Wimbledon. Super veshje, Pippa!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF