KreuBusull

Mirela Topulli, dhunuesja e gazetarit, që dikur bënte gazetari!

Historia ndërron kah jo rrallë herë. Dikur gazetare, në kërkim të lajmit, në terren në diellin e po këtij korriku që në Tiranë ndihet jo pak, sot në pozitat e administratores së një firme në faqet e parë të gazetave, lajmet kryesore të portaleve dhe edicioneve informativë, jo më shumë se për veprimtarinë e saj, sesa për dhunën që ushtroi ndaj një gazetari! Mirela Topulli, e cila u bë e njohur për publikun e gjerë përmes pamjeve të dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të emisionit investigativ “Stop”, Genci Angjellari. Topulli është 44-vjeç dhe sipas mediave është aksionere dhe administratore e firmës “Euroteam”, e cila merret me dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, për të cilën edhe po investigonte gazetari Angjellari. Por, në verën e vitit 2005 Mirela Topulli ishte në të njëjtin krah me Gencin, teksa në një moshë pak të paragjykuar nga masa, ajo dëshironte të sfidonte veten dhe të punonte si gazetare. Ajo punoi për pak muaj si gazetare kulture në Agjencin Telegrafike të Lajmeve, ku u mor me çështjet e Trashëgimisë Kulturore, për të cilën kishte mjaft njohuri. Pas këtij eksperimenti që nuk rezultoi dobiprurës për të, ajo hoqi dorë nga gazetaria, por jo nga gazetarët!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF