KreuCelebrity

Si qëndron e vërteta e lidhjes së dashurisë së Belen?

Fabrizio Corona, Marco Boriello, Stefano De Martino e tani Andrea Iannone. Duket se bukuroshja argjentinase Belen Rodriguez nuk ka shumë fat në jetën sentimentale. Mediat italiane flasin se edhe lidhja e saj me pilotin e Moto GP-së, Iannonen është drejt fundit.

Belen, postonte thuajse në mënyrë të përditshme foto me të dashurin Iannone duke mos lënë asnjë rast pa shprehur se ndihej me fat, apo të shprehte dashurinë ndaj tij. Postimi i saj i fundit me pilotin ka qenë në 9 maj ndërsa i Andreas në datën 30 maj.

Së fundmi modelja ka ndarë me ndjekësit foto vetëm me të birin, Santiagon.

Në jetën profesionale të pilotit Iannone është vënë re ndjeshëm një rënie në përgatitjen sportive. Një shkak i ndarjes së tyre mendohet të jetë edhe prania e vazhdueshme e ish-bashkëshortit të Belen, balerinit Stefano De Martino.

Nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar për ndarjen nga ana e secilit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF