Sekretet e vendosjes së rimelit, për sy vezullues 0 148

Kontakti i parë vizual që kemi me një person të dytë, është pikërisht pjesa e syve. Cilësuar ndryshe si pasqyrë e shpirtit, sytë janë ato që i japin pamjen përcaktuese fytyrës, e si të tillë janë gjithmonë prioritet për t’u theksuar kur vjen puna tek femrat.

Grimi, si gjithmonë, vjen në ndihmë të nxjerrjes edhe më shumë në pah të syve, e përveç toneve ngjyruese, baza mbetet çdo herë lapsi dhe rimeli. Ky i fundit, ndihmon qerpikët të duken sa më të gjatë e të dendur, edhe pse ka raste kur nuk e jep sa duhet këtë funksion. Lind pyetja: pse?

Si çdo gjë tjetër, edhe aplikimi i rimelit ka sekretet e tij, që shpesh i harrojmë ose ndodh që disa prej tyre të mos i njohim aspak. Cilat janë taktikat e famshme, për realizimin e një grimi perfekt të syve?

1.Nëse e ndjeni të nevojshme, ndërroni furçën, duke eleminuar kështu atë origjinalen të bashkangjitur rimelit.
2.Peneli mund të realizohet në mënyrë perfekte, nëse insistoni t’i lyeni shumë qerpikët që nga rrënja.
3.Përzieni disa lloje rimelesh.
4.Mos harroni kurrë të lyeni qerpikët e poshtëm.
5.Krijoni në mënyrë të rregullt, tufa të vogla qerpikësh, nëpërmjet rimelit.
6.Aplikojeni rimelin diagonalisht.
7. Kishtojini vëmendje më së zhumti fundeve, për një pamje sa më joshëse.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *