KreuCelebrity

Artistët e famshëm që dështuan në biznes nga Flori tek Dren Abazi…

Fama hap shumë dyer. Madje edhe atë të parave! Duhet vetëm të kesh një ide. Por edhe kur nuk e ke, e ka komshiu… shoku yt… konkurrenti yt… Ti thjesht duhet ta aplikosh! Të frymëzuar rreth e qark mjaft personazhe të njohur kanë përdorur popullaritetin e tyre për të çelur një biznes. Disa ja kanë dalë dhe janë kthyer edhe në të suksesshëm. Por, për disa kjo sfidë ka qenë thjesht disfatë… Bordo.al ka hulumtuar dhe sjell sot disa nga emrat që nuk patën fat në këtë drejtim!

Rita Lati

Disa vite më parë aktorja e humorit Rita Lati ka patur një restorant në dalje të Tiranës, në të cilin gatuante vetë. Por restoranti “Gioa” duket se nuk pati shumë jetëgjatësi. Aktorja e nisi këtë sipërmarrje në vitin 2014 së bashku me motrën e saj.

Flori Mumajesi

“Taxi Mapo” ishte një risi në tregun shqiptar, duke qenë një dyqan veshjesh që pati si imazhe yjet e muzikës shqiptare. Në pronësi të kantautorit Flori Mumajesi ky boutique u reklamua më së shumti nga Elvana Gjata dhe Soni Malaj (asokohe partnere e Mumajesit). Por, jeta e tij ishte e shkurtër, megjithatë ishte prova e parë e Mumajesit si sipërmarrës. Sot, ai drejton një biznes picerie të suksesshëm në kryeqytet.

Dren Abazi

Dren Abazi hyn tek personazhet e njohur që kanë eksperimentuar me një lokal. Një të tillë ai e ka patur në Prishtinë me emrin “nBahçe” dhe ka qenë mjaft i preferuar në Kosovë. Sot ai duhet të kënaqet vetëm me karrierën si këngëtar, sepse në biznes nuk qullosi gjë!

Çiljeta Xhilaga

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka eksperimentuar jo pak herë në biznes. Pas dështimit me picerinë Berlusconi, ajo hapi edhe një butik me emrin e saj “Just Cciljeta”. Megjithatë as njëra as tjetra nuk funksioni për të!

Adrijan Gaxha

Edhe këngëtari Adrijan Gaxha patur një vend tërësisht të tijin, i cili ishte edhe burim të ardhurash. ‘Gaxha” bar është lokali që njihej më tepër në Shkup.

Zaimina Vasjari

Edhe këngëtarja Zaimina Vasjari e nisi rrugëtimin e saj jashtë artit me një fustan me veshje nusesh, por edhe për Zaimina duket se nuk arriti suksesin që priste me këtë dyqan fustan nusërie dhe tashmë pas disa vitesh shkëputje i është kthyer biznesit, por në një profil tjetër, me fustane eventesh.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF