Era ju paralajmëron të mos dashuroni…!

Ndryshe nga koleget e saj, Era ende nuk ka bërë ndonjë dalje me bikini, e kjo jo pa arsye. Nga postimet më të fundit kemi parë që Strefie-t nuk i duhet një kostum plazhi për të provokuar; përkundrazi! Veshur gjithmonë shkurt apo transparente, këngëtarja vështirë se i lë shumë vend imagjinatës.

Nuk është çudi, për aq kohë sa e kemi cilësuar si rebele, që në daljet e saj të para. Fotot më të fundit të postuara nga Era na bëjnë të kuptojmë se Strefie po preferon xhinset së fundmi, sepse edhe këtë herë është paraqitur me një kombinim të materialit, si në veshjen e poshtme, ashtu edhe në atë të sipërme. Ajo çka tërheq vëmendjen është mënyra se si i ka veshur xhinset e shkurtra, që nëse nuk do të ishte për bokset e mëndafshit me dantellë poshtë tyre, do të bënin që Era të na tregonte ca më tepër seç duhet! E theksojmë se kjo mënyrë e të kombinuarit na surprizoi jo pak, duke e bërë Strefie-n të shfaqi akoma dhe më shumë personalitet në stilin e saj të veçantë.

“Mos bjerë në dashuri”, ka shkruar poshtë postimeve Era, duke na lënë të kuptojmë se këto janë vargjet e një kënge. Mos vallë është paralajmërim për ndonjë projekt të ri apo ka lidhje thjeshtë me ndonjë hit të preferuar të artistes? Në pritje të ndonjë lajmi më shumë, ju ftojmë të klikoni në galeri për paraqitjen e veçantë të Erës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *