18 nuanca super-seksi flokësh për këtë sezon

Ditët e nxehta i presim me padurim, e gjithë çfarë na vjen në mëndje përpos rërës e plazhit, është edhe ngjyra e bronxtë e lëkurës. Shumica e femrave e adhurojnë trupin-çokollatë, e kjo është arsyeja që kohët e shpenzuara nën ekspozimin e diellit janë më të shpeshta se zakonisht.

Nga ana tjetër, rrezet nuk favorizojnë shumë flokët, duke bërë që këto të fundit të kërkojnë faktorë mbrojtës ekstra, për shmangien e djegies apo tharjes së shumtë. Kjo bën që të drejtohemi tek estetistja, për të rinovuar ngjyrën, e për t’i modeluar si duhet. Kur flasim për nuanca, mund ta themi me siguri se sezoni i verës e mirëpret një karakteristikë të tillë të flokëve. Pak kohë më parë treguam diçka më shumë mbi elementët që na bëjnë të dukemi më të mëdha në moshë. Një prej tyre ishte dhe lyerja njëtrajtësisht e flokëve. Nuancat tregojnë kujdesin që i kushtojmë pamjes së jashtme, ashtu sikurse dhurojnë freski e një estetikë ndryshe për pamjen tonë. Vetëm imagjinoni: lëkura e bronxtë dhe një kokë bjonde plot dritëhije…Sa seksi! Në galeri do të gjeni 18 ide për ndryshime sa drastike, aq dhe minimaliste për flokët tuaj këtë verë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *