Maskë natyrale për një lëkurë rinore e të freskët

E dini cili është problemi estetik i përbashkët për meshkujt dhe femrat? Mplakja e lëkurës. Në këtë pikë, të dy gjinitë shqetësohen njësoj, pavarësisht faktit se dikush e shpreh më shumë e dikush më pak.

Me kalimin e të tridhjetave, lëkura ka vetinë të humbasë freskinë e shkëlqimin, duke na bërë kështu të dukemi më të lodhur, e pse jo, na shton disa vite mbi supe. Edhe nëse nuk keni ende asnjë rrudhë për një kohë të gjatë, tendenca e fytyrës për të humbur rininë është e pashmangshme. Por, si çdo gjë tjetër, edhe kjo e ka një zgjidhje. Mjafton të përdorni maskën e mëposhtme.

Përzieni një avokado me të bardhën e vezës. Shtoni një lug çaji çerale dhe një tjetër lëng limoni. Masën aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 15 ose 20 minuta. Shpëlajeni me delikatesë me ujë të ngrohtë. Këtë maskë rekomandohet ta përdorni dy herë në javë, e do të shihni rezultate mahnitëse. Lëkura e butë dhe e shndrritshme që keni ëndërruar gjithmonë, tashmë do të bëhet realitet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *