KreuCelebrity

Tendenca më e fundit e syzeve! Ja dy shqiptaret që u çmendën pas tyre!

Tashmë është e ditur që ajo çka quhet ‘më e fundit’, adaptohet menjëherë nga të famshmet, sidomos nga supermodelet. Kështu, sa herë flasim për trendet e vitit, iu referohemi emrave si Gigi dhe Bella Hadid, Kendall dhe Kylie Jenner etj.

Kemi folur jo pak për aksesorët, e kur vjen puna tek syzet e diellit, vëmendja ju drejtohet plotësisht atyre me afrimin e verës. Revistat më prestigjoze të modës kanë cilësuar ‘in’ së fundmi, modelin e syzeve të vogla, shumë larg madhësisë mesatare. Motrat Jenner i kanë pjesë të koleksionit të tyre personal, ashtu sikurse Gigi Hadid i preferon po aq sa koleget e saj. Edhe pse me një stil më ndryshe, po me të njejtin model është parë edhe Katy Perry, Rihanna e shumë artiste të tjera.

Nga të famshmet shqiptare, vetëm dy këngëtare i kanë preferuar më së shumti këto syze. Era Istrefi dhe Dafina Zeqiri kanë zgjedhur t’i bashkohen grupit të supermodeleve, duke qenë sa më koherente me modën. Jo rastësisht, vajzat jetojnë të dyja në SHBA, e mesa duket tendencat amerikane i tërheqin këto personazhe më së shumti. Në galeri do të gjeni Strefie-n, Duffye-n e të famshmet e huaja, të cilat i bashkon ky aksesor i vetëm. Kujt nga vajzave i shkon më shumë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF