Dafina Zeqiri publikon të dashurin për herë të parë!

Gjithë çfarë po shohim së fundmi nga Dafina është…Amerika. Në pritje të ndonjë projekti të  ri muzikor, tashmë interesohemi më tepër për Dafinën nga ana e stilit, e disi më shumë për jetë e saj private. Edhe pse kishim parë një mashkull që shfaqej gjithmonë (edhe pse asnjëherë plotësisht) në postimet e Duffy-t, ende nuk kishim zbuluar diçka më shumë mbi të dashurin e ri të këngëtares.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Zeqiri nuk ka nguruar të publikojë imazhin e plotë të djalit, duke mos u mjaftuar vetëm me kaq. Është dashur një organizim mes miqsh e të afërmish , që artsitja të na zbulojë pak nga jeta e saj private. Pas fotos pranë tortës, ku çifti duket shumë pranë njëri-tjetrit, imazhi pasues sjell një frymë akoma dhe më romantike, pasi shohim Dafinën teksa puthet me të dashurin. “Jeta ime. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar këngëtarja, duke na dhënë kështu imazhin e një lidhje të lumtur. Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *