KreuFashion

Koleksioni ‘City Lights’ i Zara-s është thjesht Wow!

Është e pamundur që të mos kemi veshur të paktën një herë në jetë një veshje të markës Zara. Na pëlqejnë t’i veshim në çdo stinë, pasi sjellin tendencat e fundit. Zara-n e kemi parë te Dukesha Kate Middleton, te Olivia Palermo dhe Gigi Hadid.

Ky brand sapo ka lançuar koleksionin e vjeshtës së ardhshme ‘City Lights’. Mes tyre spikasin një fustan i gjatë me vija shumëngjyrëshe, një këmishë e stampuar me pika e cila krijon kontrast me një fund me vija, prerje klasike dhe oversize, si edhe fustane të gjatë romantikë, e detaje lulesh dhe asimetrie. Çorapet dhe këpucët janë me ngjyra mjaft të ndezura.

Shikoni galerinë për koleksionin ‘City Lights’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF