London Noor i merr vendin Ledionit – bëhet burri i shtëpisë! 0 106

Nëse mendoni se po flasim për të qenurit VIP, po ju themi se London Noor ia ka marr me kohë këtë status si Ledionit, ashtu dhe Sarës. Pse, e lehtë është të kesh dy prindër të famshëm?!

Sara Hoxha poston rrallë në Instagram, e kohët e fundit kujdeset që fotot e publikuara të jenë të të voglit e familjes Liço. Para pak orësh, në rrjetin social është shfaqur London Noor, krejt mospërfillës ndaj objektivit fotografik, e i impenjuar duke luajtur me një kartolinë në dorë. “Njëri nuk dëshironte të dilte dje në foto”, ka shkruar Sara me shaka, që ndër të tjera ka zbuluar se dita që lamë pas shënonte shtatë mujorin e lindjes së djalit të saj. Me pak fjalë, London ka filluar të bëjë ligjin që tani në shtëpi! Një koment komik nuk ka munguar as nga Ledioni, i cili është shprehur kështu: “E hëngri atë letrën pas fotos besoj.” Eh, kush nuk ia u di fëmijëve, sidomos kur fillojnë të rriten! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *