Ishte Coco Chanel në periudhën e saj të artë e cila e u shfaq për herë të parë me një këmishë të bardhë meshkujsh ajo që e bëri mjaft të dashur këtë veshje. Më pas, Grace Kelly dhe Audrey Hepburn e shndërruan këmishën e bardhë në kult.
Sot, kjo veshje është shumë e preferuar jo vetëm në prerjen klasike, por në modele të shumëllojshme e josimetrike. Rita Ora preferon këmishat me bizhu, Alexa Chung ato me printe lulesh.
Këmisha e bardhë është e preferuar edhe për stinën e verës, e kombinueshme lehtësisht me një palë xhinse të shkurtra dhe sandale të sheshta ju jep një look veror me stil e të thjeshtë si për një mbrëmje në plazh, por edhe për në qytet.