Çokollata, bën mirë për trurin apo jo…?

Çokollatat janë një ushqim që na shijojnë shumë! Me qumësht, fondente, me biskota, vafer apo fruta i duam shumë që të gjithë!

Pyetja që shtrojmë shpesh është nëse na bëjnë mirë për organizmin dhe trurin tonë apo jo?

Përgjigja është absolutisht po, që na bën mirë!

Të konsumosh çokollatën favorizon veprimtari më aktive të trurit, memorien si dhe proceset e të mësuarit. Universiteti Australisë së Jugut arriti në përfundimin se ky ushqim i dashur për ne na sjell vetëm të mira. Në një studim ku morën pjesë konsumatorë të çokollatës për periudha të ndryshme kohore u vu re rezultati se konsumatorët më të rregullt, të një periudhe më të gjatë kishin funksione më të zhvilluara të sistemit nervor, memorie dhe arsyetim më të organizuar se pjesa tjetër e të nënshtruarve në studim.

Gjithashtu, përmbajtja e substancës flavonoide shërben si një antioksidant i rëndësishëm në organizëm, në shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe në furnizimin e trurit me oksigjen. Këshillohet të konsumohet çokollata e zezë, fondente, por edhe ato me qumësht. E rëndësishme është që, si me çdo produkt tjetër ushqimor, të mos abuzojmë!

A e dini se çfarë benefiti ka tjetër? Na zhvillon serotoninën, pra humorin! Prandaj, kur të jeni poshtë me moralin, ose të zemëruar, të shijoni një copë çokollatë do ju përmirësojë humorin me shpejtësi.

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.