Greta Koçi, në kahun e Edi Ramës

Shumë artistë kanë zgjedhur që krahas artit, apo profesinit të tyre, të shfaqin haptas bindjet e tyre politike, apo edhe ambicjet për t’ju futur politikës. Greta Koçi është një ndër këngëtaret, e cila në moshë fare të re ka pranuar se ajo mbështet Partinë Demokratike e sidomos Kryetarin historik të kësaj partie zotin Sali Berisha, madje për një fare kohe ajo u bë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke mbajtur postin e nënkryetares së këtij Forumi, aq sa u duk se Greta tashmë kishte marrë drejtimin kah politikës, më shumë se sa këngës.

 

Por që prej vitit 2015 Koçin nuk e pamë më të angazhohej në politikë, duke iu rithyer sërish fuqishëm muzikës.  Mesditën e sotme në llogarinë e tij në facebook, kryeministri Edi Rama postoi një foto me dy motrat Greta dhe Eni Koçi, të cilat nëpërmjet ‘emoji’ ai i quan ato yje. Nuk e dimë se ku kanë qenë ekzaktësisht treshja e njohur, por veshjet e vajzave kuptohet që janë në një ambient plazhi, apo pishine, duke qenë se ato janë me rroba banje. Të tre tejet të buzëqeshur, Edi, Greta, dhe Eni kanë realizuar një selfie shumë të bukur. Të ketë ndërruar kah Greta vallë?!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.