KreuCelebrity

I dashuri i Paris Hilton na surprizoi fare me këtë veprim…!

Trashëgimtarja e Hoteleve Hilton, Paris Hilton dhe i dashuri i saj Chris Zylka kanë festuar përvjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë në vendin e sj të preferuar, në Ibiza.

Për nder të kësaj dite kaq të rëndësishme njëri prej tyre shkoi t’i bënte një vizitë një artisti tatuazhesh. Nuk ishte Paris ajo që bëri një tatuazh të ri, por i dashuri i saj Chris. Siç e bënë publike edhe në Instagram, Chris ka tatuazhuar në trupin e tij emrin ‘Paris’ në pjesën e parakrahut të realizuar me një font shkrimi të huazuar nga Disney.

Kjo ka qenë një surprizë e vërtetë për bukuroshen Paris, e cila e ka cilësuar këtë veprim si një kontribut për lidhjen, ‘Unë jam vendi i tij më magjik në botë dhe ai më në fund ka gjetur princeshën e tij të përrallave’, ka shkruar ajo në Instagram.

Ky veprim surprizues nga i dashuri i saj Chris, ka bërë që ajo të shtojë edhe një dedikim tjetër plot dashuri: ‘Ti je kalorësi im dhe mburoja e ndritshme, nuk jam ndjerë kurrë kaq e mbrojtur dhe e sigurtë. Ti  ke ndryshuar jetën time në shumë mënyra dhe më ke treguar se çfarë është në të vërtetë dashuria. Ti  je miku im më i mirë, gjysma tjetër e imja dhe më bëre të shoh se përrallat ekzistojnë dhe ëndrrat me të vërtetë që bëhen realitet.’

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF