KreuFashion

Kush fshihet pas veshjes së Beyonce që theu internetin?

Vetëm një ditë më parë, Beyonce Knowles theu internetin me foton në të cilën u shfaq me binjakët e saj Sir dhe Rumi, për nder të 1-mujorit të tyrë të lindjes.

Një foto e cila na e rrëmbeu zemrën menjëherë të gjithëve. Por… a e dini se kush fshihet pas kësaj veshjeje që bëri kaq shumë bujë? Stilisti Alejandro Gómez Palomo,  një stilist me koleksionet për meshkuj ‘Palomo Spain’.

Ai ka zbuluar se Beyonce e kishte porositur këtë veshje shumë kohë përpara se të mbetej shtatzënë. Ajo e kishte pëlqyer copën, ekipi i Palomo-s i kishte marrë masat, përgatitur dhe dërguar veshjen. Më pas u bë publike shtatëzania e saj.

‘Mendova se nuk do ta vishte kurrë’- tha stilisti. Kjo ishte një surprizë shumë e madhe kur e pashë këtë veshje, pas kaq muajsh! Ai e ka postuar foton më të famshme të momentit të shoqëruar me diciturën ‘Mos ndalo kurrë së ëndërruari’.

Materiali i veshjes është mëndafsh vintage cilësor me origjinë nga Cordoba, Spanjë, pranë banesës së stilistit. Një pëlhurë e viteve ‘50-60-të. Së bashku me stafin e tij, Palomo e shndërroi atë në një fustan të madh me mëngë të hapura.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF