Shmangini këto dëme nga ajri i kondicionuar!

Me këto temperatura, duket se miku ynë më i mirë që do të na lehtësojë prej vapës është ajri i kondicionuar. Por, duhet të jemi në dijeni edhe të efektit të tij negativ në trupin dhe lëkurën tonë, është dehidratues. Ne ju sjellim dëmet që shkakton ajri i kondicionuar dhe si t’i evitoni ato. Shmangini sa më shumë që të mundeni!

Than lëkurën

Kondicioneri i heq lagështirën ambientit dhe lëkura jonë ka gjithmonë tendencën që të thahet. Mudohuni që gjithmonë të spërkatni lëkurën me ujë kur e ndjeni thatësirënose tërheqjen e saj.

Nxjerr në pah pasaktësitë

Një fytyrë me një lëkurë të thatë tenton gjithmonë që të theksojë e t’ju nxjerrë më në pah gjithë problemet e pasaktësitë që mund të keni në portret si puçrat e pikat e zeza. Në mëngjes përdorni një hidratues të lehtë dhe aplikojeni edhe gjatë ditës.

Thekson rrudhat

Kur lëkura humbet lagështinë dhe elasticitetin, rrudhat janë të parat që ju dalin në pah. Përdorni produkte specifike në mëngjes dhe në mbrëmje si dhe kremra ushqyese në pjesën rreth syve.

Dehidratimi i trupit

Jo vetëm lëkura e fytyrës, por edhe ajo e trupit preket dhe thahet nga teprimi me ajrin e kondicionuar. Fërkimi me veshjen e përkeqëson këtë problem. Sugjerojmë të përdorni në mbrëmje kremra dhe vajra ushqyes.

Flokë të thatë

Mungesa e lagështirës në ajër than, dredh dhe ndan flokët. Përdorni maska ushqyese dhe locione për majat e ndara të flokëve.

Bëni kujdes me qafën

Mundohuni që të mos jeni në kontakt të drejpërdrejtë me ajrin e kondicionuar, që të shmangni dhimbjet e qafës dhe shpinës në mbrëmje. Një shall i butë pambuku do ju mbulonte më së miri pjesën e qafës dhe shpatullave.

Dhimbje koke

Mjedisi i thatë dhe i ftohtë dehidraton trupin dhe shkakton edhe dhimbje koke. Pini ujë rregullisht për të qenë të hidratuar.

Rrezikon procesin e tretjes së ushqimit

Ushqehuni larg ajrit të kondicionuar sepse ndikon në procesin e tretjes së ushqimit. Nëse nuk keni mundësi, atëherë mbani pranë një triko apo shall në pjesën e stomakut.

Skuqje e syve

I ftohti dhe thatësira ju bëjnë të përloteni, irisi i syrit pëson tharje që çon në skuqje. Përdorni një ilaç specifik me pika për sytë kur e ndjeni se po ju fillon skuqja.

Ftohje

Një shkaqet e ftohjes, tani në verë është edhe ndryshimi i temperaturave nga i ftohti në të ngrohtë kur ndërroni ambient. Mabni me vete një veshje dhe mbulohuni kur hyni në një ambient të freskët, ushqehuni mirë dhe pini lëngje të pasur me vitamina.

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.