KreuKuzhine

Vetitë çudibërëse të uthullës së mollës!

Uthullës së mollës i atribuohen shumë veti shëruese. Mes tyre përmendim aftësinë që ka për të favorizuar rënien në peshë. Për të ulur ndjesinë e urisë si edhe është një detox mjaft i mirë për të nxjerrë helmet nga organizmi.

Studiuesit japonezë kanë arritur në përfundimin se njerëzit të cilët e përdornin uthullën e mollës në përditshmëri, kanë pasur reduktim të masës trupore, të perimetrit të belit dhe të triglicerideve.

Gjithashtu, edhe studiuesit e Departamentit të të ushqyerit të Universitetit të Arizonës kanë arritur të ulin nivelin e glukozës në gjak tek diabetikët, duke i ushqyer me vetëm dy lugë uthull(30ml) në kohën e gjumit! Pra, uthulla e mollës mund të jetë një aleat i vlefshëm për të gjithë ata që janë duke ndjekur një dietë të ulët kalorike. Një lugë në ditë, do ju bëjë më të bukur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF