KreuCelebrity

10 fotot e para të fëmijëve të të famshmëve

Në kohën e teknologjisë, vëmendja po i drejtohet gjithmonë e më shumë yjeve të kinematografisë, muzikës e jo vetëm. Çfarëdo që ata bëjnë, çdo postim në rrjetet sociale përbën lajm, e interesi është gjithmonë e më në rritje. Ajo për të cilën të gjithë presin të zbulojnë, është ardhja në jetë e fëmijëve të VIP-ave, edhe pse shumë prej tyre rezervohen në këtë pikë.

Jo të gjithë të famshmit preferojnë të shfaqin imazhin e të vegjëlve që në muajt e parë, edhe pse një pjesë tjetër nuk e kanë aspak problem. Askush nuk e priti në fakt, që Beyonce të na njihte me Sir dhe Rumi vetëm pas 30 ditësh nga lindja e tyre. Ndërkohë që Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, prezantuan vajzën në sytë e botës, kur ajo kishte filluar të ecte.

Ndoshta për mbrojtje nga media, ose thjesht për zgjedhje individuale, të famshmit nuk vepruan kurrë njësoj në këtë drejtim. Në galeri do të gjeni 10 imazhet e para të fëmijëve të VIP-ave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF