KreuCelebrity

Albana Osmani për BORDO: “Ju rrëfej sekretin e një mëngjesi të shëndetshëm!”

Sa kohë kanë kaluar nga dalja e parë e Albana Osmanit në ekran? Mos u lodhni, nuk mbahet mend. Sa ka ndryshuar Albana që nga ajo atëherë? Aspak. Ose më mirë të themi, sa më shumë vite kalojnë, aq më shumë përmirësohen format e saj fizike. Dhe përveç genetikës, që në çdo rast, për këdo, është një kontribut i pamohueshëm, Osmani nuk e lë mënjanë kujdesin për dietën e saj ushqimore.

U bë shkas publikimi i një fotoje para pak minutash në My Story, që na shtyu të interesoheshim për mëngjesin e shëndetshëm të moderatores. Një pjatë e mbushur me fruta e fara nga më të shumëllojshmet, na zgjoi kureshtjen për të ditur më shumë rreth produkteve të shijshme që mundëm të shikonim në foto. “Mëngjeseve zakonisht preferoj konsumimin e farërave, ku përfshihen ato të linit, lulediellit e kungullit. Të gjitha këto, në çdo rast, shoqërohen me të tjera produkte, si: kos, tërshërë, mjalt, manaferra, kumbulla, boronica e kanellë”, ka rrëfyer Albana për bordo.al, duke mos lënë pa zbuluar një tjetër sekret. “Nuk është kjo një zgjedhje pa arsye. Të gjitha produktet e lartpërmendura përmbajnë shumë kalori, të cilat janë kombinimi perfekt me disa orë të shpenzuara në palestër”. Përsa i përket lëngjeve, moderatorja është një shembull po aq i mirë sa Jennifer Lopez, Jennifer Aniston etj, në këtë drejtim: “Ujë, sa më shumë ujë! Ndër lëngjet e tjera preferoj atë të xhinxherit.”

Eh, siç e kemi thënë gjithmonë: me zgjedhjet e duhura përfiton trupin e duhur. A nuk është ky, një nga mëngjeset më të ushqyeshme që mund të konsumojmë? Epo, është koha të fillojmë nga ndryshimi, si mendoni? Albana ia ka dalë…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF