KreuCelebrity

E pabesueshme ku ndodhet Floriana Garo!

Ajo është një ndër fytyrat më të para në ekran, kryesisht në emisionin “Jo vetëm modë”. Floriana Garo rezervohet disi për jetën e saj personale, aq sa na bëri të surprizohemi dyfish kur dha lajmin mbi fejesën e saj.

Si çdo personazh tjetër, edhe Floriana përfshihet në listën e VIP-ave për të cilët duam të mësojmë më shumë mbi pushimet e kësaj vere. E kemi parë së fundmi në Durrës, por jo për plazh, as veshur me bikini. Moderatorja duket se ka patur arsye pune për të qendruar në qytetin bregdetar. Nga ana tjetër, Floriana paska planifikuar një udhëtim akoma dhe më të mirë.

Në postimin më të fundit në My Story, Garo zbulon vendin drejt të cilit ka udhëtuar. Kryeqyteti tajlandez ka qenë zgjedhja e Florianës këtë fundjavë. “Bangkok”, shkruan në  foto moderatorja, duke e shoqëruar nga pas me ikona të gëzuara. Një zgjedhje disi e pazakontë kjo, por tejet e veçantë. Duke qenë se Bangkoku është pesë orë para Shqipërisë, pamja që shohim në imazh është ajo e kryeqytetit të ndriçuar gjatë natës. Goxha zgjedhje, Floriana. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF