Ide për një dietë të shëndetshme kur jeni me pushime

I presim me padurim, e jo më kot. Dëshira për t’u larguar nga stresi i punës, rutinës e monotonisë së qytetit na bën që të zgjedhim çdo vit, të paktën dy ose katër javë për t’i kaluar pranë detit ose vendeve të tjera turistike.

I vetmi problem i një ‘arratisje’ të tillë nga e përditshmja është përqindja e lartë e premisave për të shtuar në peshë. Trupi dhe truri bien në gjendje qetësie, ashtu sikurse relaksi i përgjithshëm të shtyn t’i shijosh vaktet më shumë se çdo herë tjetër. Kështu, shumicën e herëve përfundojmë me disa kilogramë më tepër mbi supe. Edhe pse po flasim për dy ose tre kile mbi peshë, kjo dukuri ndodh që të bezdisë një pjesë jo të vogël të njerëzve. Por, a mund ta shmangim ne një fakt të tillë? Natyrisht që po, mjafton që të alternojmë disa nga sugjerimet e mëposhtme:

Sallatë me makarona, domate, susam, djath, rukola e përbërës të tjerë sipas dëshirës.
Sanduiç me bukë integrale, i mbushur me proshutë pule dhe djath.
Pite, e shoqëruar me djath të bardhë dhe vezë të zierë.
Sallatë me fruta: pjepër dhe manaferra.
Bukë me gjalp kikiriku.
Gjoks pule në zgarë dhe sallatë.
Zarzavate të prera: speca, karrota etj.
Kos me cereale.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.