KreuCelebrity

Lajmi mbi shtatzëninë e Rihanna-s rezulton i rremë

Sa e sa herë këngëtarja e popit është përfolur për shtatzëni. Kujtojmë këtu rastin e Leonardo DiCaprio dhe Drake, të cilët u bënë shkak për thashetheme të tilla. Mjaftuan disa takime të Rihanna-s me këto dy të famshëm, për të sjellë aludime mbi ardhjen në jetë të një fëmije.

Së fundmi, Riri është parë e veshur me një këmishë tejet të gjerë, e të gjithë e dimë tashmë se artistja ka marrë disa kilogramë të tepërt, për të cilat u përfol jo pak. Duke marrë parasysh këto dy faktorë, mediat kanë ngritur hipoteza mbi një shtatzëni të mundshme të Rihanna-s. Këtë herë, ‘viktimë’ për atësi ishte Hassan Jameel, bilioneri nga Arabia Saudite, i dashuri aktual i Riri-t. Sipas Gossip Cop, kjo nuk është gjë tjetër veçse një e pavërtetë e rradhës. Burimi rrëfen se të tilla gënjeshtra qarkullojnë vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Mesa duket, Rihanna ende nuk ka vendosur të hedhë një hap të tillë në jetë, për të vazhduar me jetën e saj rebele. Edhe pse, kurrë nuk i dihet…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF