KreuCelebrity

Lori guxon! Publikon foto para ndërhyrjeve kirurgjikale!

Është kthyer ndër personazhet më të dashura ndër rradhët e të famshmeve shqiptare, kryesisht për paraqitjen e saj, gjithmonë në një hap me modën e trendet më të fundit. Lori Hoxha poston shpesh foto në vende nga më të ndryshmet, e ky nuk është më një lajm. Por, këtë herë trashëgimtarja e Top Channel na ka surprizuar me diçka ndryshe.

Kategorizohet tek të famshmet të cilat kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale, e jo vetëm një, por disa të tilla, që domosdoshmërisht çojnë në transformimin e pamjes së jashtme. Shpesh, VIP-at nuk i pranojnë këto iniciativa të ndërmarra, duke u shprehur se nuk kanë asnjë ndryshim në tipare. Epo, ky nuk është rasti i Lori Hoxhës.

Para disa kohësh, filloi zhurma mbi operacionet plastike që kishte kryer Lori, por kjo e fundit duket se nuk u shqetësua shumë. “E kam pranuar gjithmonë”, ishte përgjigja e saj, duke na habitur jo pak për sinqeritetin e treguar. Mbrëmjen e djeshme, Hoxha na surprizoi me guximin që shkon edhe më larg fjalëve, duke postuar kështu në My Story disa foto të shumë viteve më parë. E vërtetë, shohim një Lori ndryshe, më larg imazhit që jemi mësuar të na shfaqet së fundmi në Instagram. Në moshë më të vogël e krejt origjinale, trashëgimtarja e Top Channel na ktheu pas në kohë, duke na bërë të rikujtojmë daljet e para publike të saj. Shumë e guximshme, Lori! Në galeri do të gjeni imazhet e plota.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF