Mbani veten! FORBES sapo shkruajti për Era Istrefin!

View Gallery
2 Photos
Mbani veten! FORBES sapo shkruajti për Era Istrefin!
Postimi i Eres

Mbani veten! FORBES sapo shkruajti për Era Istrefin!
Faqja zyrtare e FORBES

Harrojini pushimet, paraqitjet më të mira, pasi Era Istrefi ndriçoi përsëri në mediat e huaja. E diela nuk kishte si të shkonte më mirë, se sa me një lajm të mirë nga Era.

Prestigjozja FORBES ka shkruar për Strefie-n, duke e cilësuar si pop-starin më të ri nga Kosova, e cila e nisi karrierën në vendlindje, për të tejkaluar kufijtë me ‘Bon Bon’, e për të vazhduar më tej me ‘Redrum’. Nuk është lënë pa përmendur bashkëpunimi me SinfulColors, si dhe performanca në koncertin për LGBT.

FORBES ka zbuluar edhe një detaj tejet të rëndësishëm, duke shkruar se Era pritet të publikojë këngën e re më 25 gusht, që ndër të tjera, është një bashkëpunim me French Montana-n. Aha, e lexuat mirë! A e dinit se teksti i ‘Bon Bon’ i është kushtuar një miqësie të ngushtë, që tashmë nuk ekziston më mes artistes dhe shoqes së saj? Pse Era do të zgjidhte të ishte Rihanna në vend të Beyonce? Këto e shumëçka tjetër do t’i gjeni në www.forbes.al, e pse jo, do të ndjeheni sadopak krenarë për sukseset e kësaj shqiptareje, gjithnjë e më në rritje në tregun botëror.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.