KreuCelebrity

Si përgatiten yjet për parakalimin në tapetin e kuq?

Paraqitje seksi, elegante, spektakolare, shkëlqyese, të mahnitshme… Sa e sa epitete mund t’i shtojmë pamjes së yjeve në daljet publike, sidomos gjatë një eventi.

Tapeti i kuq është një sfidë më vete, që ndër të tjera vë yjet përballë përgjegjësisë së një dukje    zhurmuese, për keq ose për mirë. E për këtë të fundit shumica bën sakrifica nga më të ndryshmet, aq sa jemi habitur kur kemi dëgjuar për ekstremizma, si: mbështjellja e trupit me fasha të lagura për orë të tëra, konsumimi i vetëm dhe vetëm një fruti në 24 orë për një javë rresht etj. Janë të gjitha këto fakte që na bëjnë të imagjinojmë sado pak sakrificën e yjeve për parakalimin në tapetin e kuq. Por, sot ne do të zbulojmë pesë hapa të thjeshtë dhe kryesorë, që shumica e personazheve ndërmerr kurdoherë që iu duhet të shfaqen në një ceremoni apo një tjetër. Emra si: Gwyneth Paltrow, Cameron Diaz, Rosie Huntington-Whiteley, Jennifer Lopez etj, kujdesen të mos harrojnë këto faza primare para ekspozimit në sytë e botës. E nëse keni një event, inspirohuni nga eskperienca e yjeve, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Prerja ose ndryshimi i modelit të flokëve
Ndryshimi ose përmirësimi i ngjyrës së flokëve
Kujdesi maksimal për lëkurën një javë para eventit
Kujdesi ndaj dietës ushqimore, për të mos shtuar apo për të ulur peshën
Përkujdesja ndaj vetes në tërësi, duke filluar që nga aktivitetet më argëtuese, e deri tek vaskat me ujë të kripur

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF