A e dini që ekziston xhini anti-rrudhë?

Gjithë çfarë mund të mendojmë mbrëmjeve, sidomos kur jemi pranë barit nën shoqëri të mirë, është konsumimi i një apo më shumë gotave alkool. Në formë kokteilesh ose jo, premisat për një të ashtuquajtur ‘hangover’ janë akoma dhe më të mëdha në sezonin më të nxehtë të vitit.

Nuk janë të paktë ata që e preferojnë në masë një xhin-tonik, edhe pse një pjesë tjetër nuk e konsumojnë kurrë. Për kategorinë e parë, kemi lajme të mira: prej më shumë se një viti ka dalë në shitje xhini anti-rrudhë! Mund të duket e habitshme, por çuditërisht ekspertët janë treguar më bujarë për adhuruesit e kësaj pije, duke shpikur një formulë të re e krejt të veçantë.

Me përmbajtje të lartë kolagjeni, ky xhin do të ndihmojë në eleminimin e rrudhave, e normalisht, në parandalimin e tyre. Duke qenë se mbart një veti të tillë, është vendosur që pija të quhet: anti-aGin; një lojë fjalësh që përshkruan këtë xhin në mënyrë perfekte. Lajmi i keq është se anti-aGin vazhdon të tregtohet vetëm në Amerikë, pa dhënë asnjë detaj të mëtejshëm mbi eksportin në kontinentet e tjera. Shkojmë në SHBA…?



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.